“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës
Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Nën thirrjet “Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “Ju erdhi fundi”, ata kanë vijuar ditën e 56-të të revoltës së tyre. Në protestën e zhvilluar një ditë më parë, aktivistët dhe qytetarët i dhanë një përgjigje deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së prezantoi platformën “Besa”, duke kërkuar, sipas tij, një marrëdhënie të re me qytetarët. Nga podiumi para Kryeministrisë, protestuesit deklaruan se nuk e pranojnë këtë mesazh, duke theksuar se “besa” nuk mund të kërkohet pas 55 ditësh protesta dhe se qeveria ka humbur besimin e qytetarëve.
Burimi:
javanews.al