‘Ose ata në kolltuqe, ose nuk ecën asgjë’, VLEN sulmon BDI-në për çështjen shqiptare: Marrëveshja e Ohrit nuk është tapi e…
Lëvizja VLEN ka akuzuar sot Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) se po përdor çështjet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për interesa politike dhe personale. Në një deklaratë për mediat, VLEN u shpreh se BDI nuk po mbron kauzën shqiptare, por sipas tyre po e mban atë peng, duke e lidhur zhvillimin e vendit me rikthimin e saj në pushtet. “Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim (BDI) nuk e mbron kauzën shqiptare, por e mban peng. Hesapi i tyre është i thjeshtë: ose ata në kolltuqe, ose nuk ecën asgjë. Kur janë në pushtet, gjithçka është në terezi. Kur mbeten jashtë, përnjëherë prishet dynjaja”, thuhet në reagimin e VLEN. Sipas kësaj force politike, shqiptarët nuk i detyrohen askujt për pushtet të përhershëm, ndërsa akuzojnë BDI-në se po...
Burimi:
syri.net