“Opozita të ngujohej në Kuvend”, ironizon Korreshi: Diellës që do mbajë tenderat doja t’i gjeja burrë!

“Opozita të ngujohej në Kuvend”, ironizon Korreshi: Diellës që do mbajë tenderat doja t’i gjeja burrë!

Në një bisedë në një studio televiizve Korreshi u ndal si fillim te qeveria, ndërsa përmendi disa nga skandalet që kanë ndodhur. Ai tha se është e dyshimtë se si Diella do të ketë përgjegjësi për Prokurimet Publike. Ai mes ironisë tha se Diellës donte t’i gjente burrë. Ndërkohë deputeti demokrat shtoi se kishte dhënë si opsion në fillim ngujimin e opozitës në Kuvend. “Ndoshta kriza në qeveri është më e madhe se ndonjëherë, pas skandaleve që kanë ndodhur. Siç është afera e AKSHIT, apo dënimet e kryetarëve të bashkive, apo dhjetëra drejtorësh. Nuk po ngulet asnjë kokërr gozhdë. Platforma e qeveris është; po shtojmë numrin e patronazhistëve. Por nuk hanë shqiptarët patronazhistët. Situata politike nuk është e mirë. Kjo gjë bën që dhe kryetari...