Opozita te Komisioni i Jashtëm kërkon dënimin e deklaratës së ministres së Vuçiç, socialistët votojnë kundër
Deputetët opozitarë në Komisionin e Jashtëm mbajtën një qëndrim të fortë kundër deklaratës skandaloze të ministres serbe, Snezhana Paunoviç, e cila tha se do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998. Albana Vokshi, teksa akuzoi mazhorancën për mungesën e një qëndrimi të qartë kundër këtyre deklaratave, e ftoi atë të rishikojë qëndrimin dhe të miratojë rezolutën që e mban pezull prej disa vitesh, ku dënohen krimet serbe. “Patriotizmi nuk është retorikë politike, por qëndrime dhe akte dinjitoze në mbrojtje të qytetarëve”, deklaroi deputetja e Partisë Demokratike. Opozita propozoi që të dalin me një deklaratë kundër zyrtares serbe dhe të nisen procedurat për dënimin ndërkombëtar, por u rrëzua nga maxhoranca. DEKLARATA E PROPOZUAR: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, shqyrtoi me shqetësim dhe revoltë...
Burimi:
sot.com.al