Opozita i jep fund bojkotit dhe rikthehet në Kuvend, përplasje dhe debate të forta me mazhorancën për hartën e re…
Të gjithë iu shmangën protestuesve që qëndronin në hyrje të parlamentit, por brenda sallës së seancave plenare, të shumtë qenë deputetët që nxituan të marrin fjalën për të diskutuar interesin e protestuesve. Demokratët, ishin penduar për bojkotin, por jo për kërkesat e tyre, pasi që në nisje kërkuan që nismat e tyre ligjore, që reflektojnë kërkesat e protestës, të merren parasysh. “Ka një muaj që janë dorëzuar amendamentet, të cilat protesta më e fuqishme pas viteve ‘90 rinore qytetare kërkon të anulohen. I injoroni sikur nuk ekzistojnë”, tha Sali Berisha. Bëni sipas qejfit tuaj, i hiqni e fusni ç’të doni nga rendi i ditës. Ky është cenim i parlamentit. I trajtoni ca të nënës, ca të njerkës”, tha Gazment Bardhi. “S’mund të ketë dy standarde...
Burimi:
sot.com.al