Opozita bojkoton Kuvendin, Berisha: Nuk marrim pjesë në seancat plenare, deputetët do të shkojnë vetëm në komisione

Opozita bojkoton Kuvendin, Berisha: Nuk marrim pjesë në seancat plenare, deputetët do të shkojnë vetëm në komisione

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD mbështet protestën qytetare, por nuk synon ta përvetësojë apo ta përçajë atë, duke theksuar se deputetët dhe anëtarët e partisë kanë marrë pjesë si qytetarë. Berisha u shpreh se Partia Demokratike mbështet plotësisht pesë kërkesat e protestuesve, ndërsa sqaroi se, edhe pse nuk është dakord me disa slogane të përdorura gjatë protestës, nuk ka hapur polemika për të mos larguar vëmendjen nga thelbi i saj. Berisha e cilësoi tubimin si “protestën më madhështore që ka njohur Shqipëria”, duke ritheksuar mbështetjen e demokratëve për lëvizjen qytetare. Në deklaratën e tij, kreu i PD-së foli edhe për zhvillimet brenda partisë, duke theksuar se Kuvendi Kombëtar ka shpallur moton “Ripërtëritje”, ndërsa modernizimi do të jetë një nga shtyllat kryesore...