Oligarkët, patronazhistët dhe krimi: si e transformoi Shqipërinë qeverisja Rama?
Nga Vincent Yūsui van Gerven Oei, The Albanian Mechanism Prej tre vitesh kam të njëjtën rutinë. Zgjohem, marr laptopin dhe zbres poshtë te Ideal Coffee për një ekspres dopio, një shishe ujë Qafshtama në temperaturë ambienti (mërzitem shumë kur mbaron dhe më japin Tepelenë) dhe shkruaj deri në drekë. Pastaj kaloj rrugicën te Ideal Food, ku marr drekën dhe darkën time të parapaketuar, ha drekën dhe më pas shkoj te Ideal Fitness për t’u stërvitur. Ideal Coffee, Ideal Food, Ideal Fitness – jeta ime ideale e vogël si shkrimtar. Pronari i Ideal Coffee ishte mbështetës i LSI-së (tani Partia e Lirisë) dhe, meqë zakonisht isha klienti i parë në orën 7 të mëngjesit, ndonjëherë flisnim për ngjarjet e ditës së kaluar para se të vinin...
Burimi:
syri.net