“Nuk po biem dot dakord me drejtuesin politik të qarkut”, deputeti Fidel Kreka: Demokratët s’kanë emrin në lista, jemi drejt shtyrjes së procesit
Deputeti demokrat Fidel Kreka ka reaguar pas problemeve në procesin e zgjedhjeve për kryetarin e degës së PD në Korçë, i cili është ndërprerë dy herë ditën e sotme. Ai tha se nuk pop bien dakord me drejtuesin politik të qarkut, Ivi Kaso për listat e votuesve. Ndërkohë shpreh se të demokratët që nuk e kanë emrin ën lista, duhet të votojnë sepse janë anëtarë të partisë që njihen shumë mirë edhe nga komisionerët. Në përfundim ai tha se janë drejt shtyrjes së procesit. “Nuk po biem dot dakord me drejtuesin e qarkut dhe ish kryetarin të Partisë Demokratike në Korçë për arsyen e listave. Sepse shumë demokratë nuk e kanë emrin në listë. Kryetarë seksionesh, kryetarë grupseksionesh, këta njerëz duhet të votojnë, këta thonë...
Burimi:
top-channel.tv