Nuk ndalet Rama, ‘rehaton’ motrën e Belinda Ballukut në një tjetër post shtetëror, pas rolit në vetting
Një tjetër emërim në administratën shtetërore pritet të ngjallë debat për favorizimin e njerëzve pranë pushtetit. Pamela Qirko, motra e ish-zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, pritet të emërohet Zëvendësdrejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), pavarësisht se nuk rezulton të ketë përvojë në sektorin financiar. Emërimi vjen pasi ajo ishte një nga figurat e përdorura në procesin e vettingut në drejtësi, ndërsa motra e saj prej vitesh është në qendër të akuzave të opozitës për afera korruptive dhe shpërdorim të fondeve publike. Sipas burimeve, Këshilli Drejtues i ASD-së pritet ta miratojë këtë muaj emërimin e Pamela Qirkos në postin e zëvendësdrejtores së përgjithshme, pas propozimit nga drejtuesja e re e institucionit, Mina Kusta, shkruan revista Monitor. Pamela Qirko është juriste...
Burimi:
syri.net