“Nuk kam thënë që algoritmi ishte arsyeja e protestës”, Rama: Duhet t’i kuptoj sa më mirë mesazhet e protestës

“Nuk kam thënë që algoritmi ishte arsyeja e protestës”, Rama: Duhet t’i kuptoj sa më mirë mesazhet e protestës

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi një bashkëbisedim me të rinj në kuadër të aktivitetit “RinCamp 2026”, që po mbahet në Jalë, ku u ndal te ndikimi i algoritmeve të rrjeteve sociale, dezinformimi, protestat e fundit në vend dhe debati për projektin në Zvërnec. Rama u shpreh se algoritmet nuk janë shkaku i protestave, por sipas tij luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen dhe amplifikimin e përmbajtjeve me ngarkesë negative. Ai theksoi se studime të ndryshme tregojnë se gënjeshtrat, akuzat dhe përmbajtjet skandaloze përhapen më shpejt në rrjetet sociale sesa informacioni i verifikuar. Sipas kreut të qeverisë, algoritmet veprojnë si një “amplifikator” i zemërimit, pakënaqësisë dhe përmbajtjeve që nxisin skandalin, por nuk janë ato që përcaktojnë arsyet pse qytetarët protestojnë. Duke...