‘Nuk ka arsye për entuziazëm nga hapja e kapitujve’/ Abilekaj: BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

‘Nuk ka arsye për entuziazëm nga hapja e kapitujve’/ Abilekaj: BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

Analisti Enton Abilekaj, në një intervistë për Syri TV me gazetarin Edvin Parruca, u shpreh se hapja e kapitujve të rinj të negociatave me Bashkimin Europian është një hap teknik, por që sipas tij nuk pasqyron realitetin politik në Shqipëri. Sipas Abilekajt, kapitujt që po hapen lidhen me kulturën, politikën e jashtme dhe fqinjësinë e mirë, fusha ku Shqipëria ka pasur avantazhe, por ai theksoi se pjesa më e vështirë e negociatave ende nuk ka nisur. Ai u shpreh se qeveria përballet me akuza për autokraci dhe kapje të institucioneve, ndërsa kritikoi financimin e koncertit të Kanye West, duke e cilësuar një vendim personal dhe të gabuar. Sipas Abilekajt, anëtarësimi në BE nuk garanton automatikisht zhvillim ekonomik apo ulje të korrupsionit. Ai solli si shembull...