“Nuk jemi kundër investimeve të huaja, por…”/ Berisha për protestat në Zvërnec: Qeveri kujdestare për të përgatitur…

“Nuk jemi kundër investimeve të huaja, por…”/ Berisha për protestat në Zvërnec: Qeveri kujdestare për të përgatitur…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për protestën kundër projektit në Zvërnec. Në postimin e bërë, ai ka shfrytëzuar protestën dhe rikthen tezen e tij të vjetër, për largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare për të përgatitur zgjedhjet. Postimi i Berishës: Së pari: Partia Demokratike që në fillim ka deklaruar se dënon me forcën më të madhe dhunën dhe rrëmbimin e protestuesve paqësorë në Zvërnec, epitetet e përdorura nga Edi Rama ndaj tyre dhe rrethimin e fshatit me tela me gjemba, si në kohë pushtimesh. Së dyti: Kjo protestë nuk është thirrur nga PD-ja, por ne e respektojmë atë dhe të drejtën e çdo qytetari për të protestuar. Partia Demokratike nuk u ka kërkuar asnjëherë anëtarëve dhe mbështetësve të saj...