Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin
Nga Gjergj Erebara - BIRN Nëse mundet që bota e stërmadhe e medias sociale të përshkruhet me pak fjalë, është pak a shumë kjo: media e tipit Facebook apo Instagram, të cilat përdoren më shumë nga shqiptarët e moshës së re e të mesme, përpiqen t’i mbajnë njerëzit në lundrim sa më gjatë, duke i dhënë atyre informacionin që Facebook supozon se po kërkojnë, supozime të mbështetura në informacionin e mbledhur nga sjellja e përdoruesit. Ky model biznesi ka bërë që Facebook të fitojë përmbajtje të ofruar falas nga përdoruesit, kryesisht përmes llogarive personale, dhe ta shesë vëmendjen e tërhequr të publikut nga ky informacion, te reklamuesit që reklamojnë kryesisht nga faqet. Facebook dhe Instagram duket se përdorin një kombinim të luhatshëm të interesit që...
Burimi:
syri.net