‘Nuk ishim terroristë…’/ Protestuesi i arrestuar: Lepuri ka hyrë në barkun e tyre, fundi po vjen
Një prej folësve në protestën e 36-të qytetare para Kryeministrisë, i arrestuar në protestën e 2 korrikut para Parlamentit, hodhi poshtë etiketimet ndaj të arrestuarve gjatë protestave të fundit, duke deklaruar se mes tyre kishte qytetarë të zakonshëm, mësues, sportistë dhe familjarë, e jo, sipas tij, "terroristë" apo "banda kriminale". Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos heshtin dhe t'i bashkohen protestës, ndërsa akuzoi qeverinë për shkelje të të drejtave kushtetuese dhe e mbylli fjalën me thirrjen drejtuar kryeministrit: "Rama, jep dorëheqjen!" Protestuesi: I kanë bërë llogaritë gabim. Gjatë këtyre ditëve paqësore janë shkelur të drejtat kushtetuese. Nga e gjithë Shqipëria e cila çdo ditë shtypet e shtypet. Atë ditë që kishin atë logun tonë, të izoluar me xham, që prisnin të akuzoheshin për vepra...
Burimi:
syri.net