“Nuk i frymëzoni njerëzit”, Nazarko ja thotë troç deputetit të PD: Mobilizoni nervin
Protesta e opozitës nuk i ka frymëzuar qytetarët, deklaroi analisti Mentor Nazarko, duke komentuar tubimin e fundit të thirrur nga PD përballë Kryeministrisë. Sipas Nazarkos Partia Demokratike nuk po frymëzon as sa në vitin 2021, duke theksuar se duhen protesta me sfond social, dhe jo të lidhura me çështjen e zgjedhjeve të lira, apo me sfond denoncues. “Pas shumë vitesh në pushtet të së majtës, nëse s’do kishim protesta, atëherë do t’i binte që do ishim shoqëria apo shteti më i lumtur në Europë, ndërkohë që s’është kështu. Kur shkon puna te tematikat që përzgjidhen si tematika dominante, tematikat që përmendi z.Baçi, mendoj që nuk janë frymëzuese, çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dimensioni denoncues, nuk janë dy dimensione që frymëzojnë njerëzit. Mendoj...
Burimi:
javanews.al