“Nuk e uroj dot Këlliçin”, demokratja “shpërthen” pas zgjedhjeve në PD: Zgjodhi betejën e gabuar

“Nuk e uroj dot Këlliçin”, demokratja “shpërthen” pas zgjedhjeve në PD: Zgjodhi betejën e gabuar

Irma Marku, kryetare e Degës nr.2 të Partisë Demokratike në Tiranë, ka reaguar për zgjedhjet në forcën politike ku aderon dhe thotë se pavarësisht se e njeh Belind Këlliçin dhe ka qenë bashkudhëtare me të në shumë sfida të partisë më të madhe opozitare, nuk e uron dot për postin e ri. Në zgjedhjet e djeshme, ai garoi përballë Luçiano Boçit dhe mori votat e demokratëve për të qenë nënkryetari i ri i tyre. “E njoha nga afër Belind Këlliçin, në ditët më vibrante të historisë së PD-së. Në kohën kur, në sytë e shumëkujt, Partia Demokratike po jetonte agoninë e saj të fundit, për ne që ishim pjesë e antitrupave imunitarë të saj, ajo ethe e lartë ishte shenjë jete. Belindi ishte një i...