“Nuk e ka bërë vetëm Belinda Balluku korrupsionin”/ Skema mafioze e qeverisë, gazetari zbulon prapaskenat

“Nuk e ka bërë vetëm Belinda Balluku korrupsionin”/ Skema mafioze e qeverisë, gazetari zbulon prapaskenat

I ftuar në nje interviste televizive, gazetari Julian Hoxhaj u shpreh se në Shqipëri po funksionon një skemë e një qarku të mbyllur, ku paratë e përfituara nga korrupsioni dhe pronat publike të grabitura pastrohen përmes ndërtimit me përfshirjen e zyrtarëve të lartë, drejtorëve dhe personave të lidhur me krimin. Hoxhaj akuzoi qeverinë se ka dhënë me koncesion bregdetin e Semanit për parqe fotovoltaike dhe se po vazhdon me dhënie pronash në zona të ndryshme të vendit, përfshirë edhe rastin e Himarës ku përmendi çështjen e Olta Xhaçkës dhe 10.000 m² pronë nën sekuestro. Ai tha se në Fier, veçanërisht në zonën e Sheq Marinasit, po jepen leje për parqe fotovoltaike, ndërsa në qytete të tjera si Bulqiza, Vlora dhe Saranda po grabiten toka bujqësore...