“Nuk dua të bëj interpelancë me ty”, Braçe tregon në Kuvend përgjigjen që i ktheu ministri i Bujqësisë: Çfarë e dinë Kuvendin këta?

“Nuk dua të bëj interpelancë me ty”, Braçe tregon në Kuvend përgjigjen që i ktheu ministri i Bujqësisë: Çfarë e dinë Kuvendin këta?

Deputeti socialist, Erion Braçe kritikoi sot disa prej institucioneve në vend, përfshi edhe ministrinë e Bujqësisë për mos kthim të përgjigjeve lidhur me disa informacione që kishte kërkuar për interpelancat me anëtarë të kabinetit qeveritar. Duke folur në seancë tha si se megjithëse kishte dërguar kërkesat për informacion për çështjen e kafshëve të braktisura, agjencia përkatëse i kishte kthyer një përgjigje që nuk ka kompetencë për çështjen. “Sot kanë skaduar afatet për kërkesat për informacion me ministrinë e brendshme, bashkinë e Tiranës, me AMF-në, me AKU-në, të gjitha në funksion të një interpelance me ministrin e Brendshëm, dy interpelannca me ministrin e Infrastrukturës dhe një me ministrin e Bujqësisë. Unë e kuptoj që edhe nëpër zyra shteti ka njerëz që nuk duan ta bëjnë punën,...