“Nuk do të rikandidoj përsëri, për të njëjtin pozicion”/ Deputeti i PD, jep njoftimin: Më duhet të përkushtohem…
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka njoftuar se nuk do të rikandidojë më për postin e Sekretarit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, pas 12 vitesh dhe tre mandatesh radhazi në këtë detyrë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kaso shprehet se vendimi vjen për t’iu përkushtuar plotësisht angazhimeve të tij si deputet, anëtar i Kryesisë së PD-së dhe nënkryetar i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Në mesazhin e tij, ai falënderoi demokratët për mbështetjen ndër vite, duke veçuar si arritjen më të rëndësishme rikthimin e simboleve dhe flamurit të Partisë Demokratike. Postimi i plotë i deputetit Ivi Kaso: Pas 12 vitesh dhe 3 mandatesh të njëpasnjëshme në drejtimin e Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të Partisë Demokratike, nuk do të...
Burimi:
sot.com.al