“Nuk bllokojmë integrimin”, Berisha: Rezoluta dëshmon se opozita e mbështet integrimin si është çështje kombëtare
Rezolutën e votuar në parlament të enjten me dakordësinë e PS dhe PD, Sali Berisha nuk e shikon si një frymëmarrje për Edi Ramën por si një dëshmi se opozita nuk është bllokuese e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. “Rezoluta shpreh që ne mbështesim procesin e integrimit, theksojmë se përveç kriterit gjeopolitik nuk përmbush asnjë kriter. Nga rreshti i parë deri në fund nuk ka asnjë vlerësim për punë e parlamentit dhe qeverinë. Renditen detyra qeveri-parlament”, tha Berisha. “Me votimin e kësaj rezolute”, theksoi Berisha, “ne mbrojmë interesat e qytetarëve”. “Kundërshtarët tanë nuk arritën të mbrojnë asnjë arritje të tyre. Ne nuk votojmë kundër integrimit, kjo është çështje kombëtare”, shtoi lideri demokrat. Megjithatë ta Sali Berisha në bashkëbisedimin e përjavshëm me qytetarët ne duam proces...
Burimi:
top-channel.tv