‘Një tradhtar ka Shqipëria, Edi Ramën’/ Qytetari: Jep dorëheqjen, nuk e meriton më votën e shqiptarëve

‘Një tradhtar ka Shqipëria, Edi Ramën’/ Qytetari: Jep dorëheqjen, nuk e meriton më votën e shqiptarëve

Qytetari në protestën e Fushë-Arrëzit kundër shkrirjes së bashkisë u shpreh se vendimi i qeverisë për reformën administrative nuk ka në fokus interesat e banorëve, por interesa politike.Ai e cilësoi procesin si “reformë elektorale e politike” dhe jo si një reformë administrative, duke akuzuar qeverinë e Ramës se po merr vendime nga lart dhe po cenon të drejtën e komuniteteve për të vendosur për të ardhmen e tyre.Gjatë fjalës së tij, qytetari kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë se ka zhgënjyer qytetarët dhe se nuk e meriton më votën e tyre.“Nëse ka një tradhtar të Shqipërisë, është Edi Rama”, deklaroi ai, ndërsa u bëri thirrje banorëve të bashkohen për të mbrojtur Bashkinë e Fushë-Arrëzit dhe interesat e zonës. Përshëndetje të gjithëve....