Një tjetër përplasje shpërthen në PD, Evi Kokalari çon në gjykatë Sali Berishën, kërkon bllokimin e menjëhershëm…

Një tjetër përplasje shpërthen në PD, Evi Kokalari çon në gjykatë Sali Berishën, kërkon bllokimin e menjëhershëm…

Pas refuzimit të kërkesës nga Komisioni Zgjedhor në PD, për t’u regjistruar në zgjedhje si kandidate, aktivistja Evi Kokalari i është drejtuar me një padi Gjykatës së Tiranës, ku kërkon pezullimin e menjëhershëm të zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike dhe çdo vendim tjetër të marrë këto kohë. “Padia kundër Sali Berishës është depozituar tashmë dhe është caktuar dhe gjykatësi përkatës”, shkruan Kokalari. Në rrjetin e saj social, Kokalari ka publikuar dhe masat që kërkon të merren. “Në zbatim të neneve 202 e vijues të Kodit të Procedurës Civile, kërkojmë që pas shqyrtimit të kësaj kërkese, te miratojë masën e sigurimit të padisë duke vendosur: a. Marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke urdhëruar: Pezullimin e menjëhershëm të të gjitha veprimeve të Komisionit të...