Një mjeke përballë doktorit? Mereme Sela dorëzon kandidaturën për kryetare të PD
Mereme Sula TIRANË-Merema Sela, mjeke në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka dorëzuar dokumentacionin e kandidimit për kryetare të Partisë Demokratike. Kandidatura është dorëzuar edhe nga vetë kreu i PD Sali Berisha. Gjithashtu edhe Ervin Salianji, Evi Kokalari dhe Alesia Balliu do të kandidojë për kreun e PD. Mësohet se Kokalarit nuk i është pranuar kandidimi me zarf dhe pritet ta dorëzojë me postë. Sot në orën 12:00 përfundon afati për të gjithë ata që duan të garojnë për postin e kryetarit të PD. Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike janë planifikuar të mbahen më 23 maj. Ndërkohë, më 6 qershor pritet të zhvillohet edhe Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ku do të formalizohen strukturat drejtuese dhe vendimmarrjet e reja politike të kësaj force./ZËRI
Burimi:
zeri.ai