Një hap më tej në negociatat me BE, por raporti IBAR ka rreshtuar një varg kushtesh dragoniane

Një hap më tej në negociatat me BE, por raporti IBAR ka rreshtuar një varg kushtesh dragoniane

Nga Andi Bushati Ashtu sikurse ndodh rëndom Edi Rama dhe Sali Berisha kanë dalë në publik me qëndrime diametralisht të kundërta lidhur me çka ka ndodhur këto ditë, në rrugën e përparimit të Shqipërisë drejt BE-së. I pari ka bërtitur fitore duke e vënë theksin te përmbyllja me sukses e fazës hyrëse të këtij procesi, ndërsa i dyti e ka vënë theksin në rëndimin e kushteve që i janë vënë vendit dhe shtimin e monitorimit ndaj tij. Le ti shikojmë me radhë… Shefi i qeverisë, me anë të një satatusi në rrjetet sociale, ka shpallur se i është dhënë fund retorikës së opozitës për bllokim të perspektivës evropiane, se Shqipëria tashmë e ka të miratuar raportin e IBAR, që mbahej i ngrirë që prej shkurtit,...