Një drejtor policie, kokë turku në Zvërnec
Një drejtor policie, kokë turku në Zvërnec Nga Andi Bushati Shkarkimi i drejtorit të policisë së Vlorës, Elidon Çela, pas një proteste të dhjetra aktivistëve mjedisorë, banorëve të zonës dhe lëvizjes Bashkë në Zvërnec, fsheh shumë më tepër sesa argumenti që u dha në njoftimin zyrtar. Po të lexosh tekstin e eprorëve të tij, ai u largua për një gënjeshtër të vogël. Pasi dolën pamjet e llahtarshme të dhunës ndaj një aktivisti që protestonte kundër betonizimit të kësaj zone të mbrojtur, policia e Vlorës doli me një komunikatë. Aty thuhej se qytetari i keqtrajtuar, ishte futur me dhunë brenda teritorit privat ku ishte rrëmbyer nga badigardët që mbronin kantierin. Vetëm pak kohë më pas, nga zyrat qëndrore të kryepolicit Hodaj, ky “lapsus” u konsiderua si...
Burimi:
sot.com.al