Një ditë para referendumit, Berisha: PD ka nevojë të ngjitet në nivele shumë më të larta, përballë kemi regjimin
Një ditë para zgjedhjeve për kryetarin e PD, që konsiderohen nga vet strukturat si “referendum”, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike ka nevojë të ngjitet në nivele shumë më të larta dhe ka potencial për të bërë më shumë. Duke folur gjatë promovimit të librit “Lule Bore”, një manifest politik nga Andi Mustafaj, Berisha theksoi se kur çdo demokrat të ndihet luftëtar ditët e “regjimit” do të shkurtohen me shpejtësi. “Jemi në kushte vërtet të veçanta, por jemi në kushte në të cilat mund të bëjmë shumë më tepër. Nuk është se s’po bëjmë, por Partia Demokratike ka nevojë të ngjitet në nivele shumë më të larta dhe të bëjë, dhe ka potenciale për të bërë shumë më tepër. Duhet të pranojmë se jemi...
Burimi:
sot.com.al