Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët! Rama: Sigurimet e kujdestarëve të PAK do t’i paguajë shteti

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët! Rama: Sigurimet e kujdestarëve të PAK do t’i paguajë shteti

Kreu i qeverisë, Edi Rama, së bashku me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacioni, Delina Ibrahimaj, kanë bërë një bashkëbisedim me një grup pensionistësh këtë të enjte, 2 korrik. Fjalën e mbajti fillimisht Ibrahimaj, e cila u shpreh bonusi i pensionistëve do të shpërndahet çdo muaj dhe jo vetëm në fund të vitit. Ajo tha se objektivi është që pensioni mesatar të arrijë në 400 euro, ndërsa për pensionistët me vite të pjesshme në 250 euro. Sipas saj, kostoja e kësaj skeme për vitin 2026 është 10.4 miliardë euro. “Nga 2026 donim që bonusi i pensioneve të mos jepej vetëm në fund të vitit, që lidhet me festat, por vendosëm që ta japim në bazë mujore. Sipas kategorive të ndryshme vendosëm objektivin që pensioni mesatar në...