Nis seanca në Kuvend, bojkoton PD

Nis seanca në Kuvend, bojkoton PD

kuvendi TIRANË- Kuvendi ka nisur këtë të enjte seancën plenare, por edhe këtë herë opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në punimet e saj. Partia Demokratike ka vijuar bojkotin, me argumentin se kërkesat e protestuesve nuk janë marrë parasysh nga mazhoranca. Ndërkohë, në rendin e ditës së seancës së sotme janë parashikuar për votim disa projektligje, si dhe shqyrtimi i një sërë projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025./ZËRI