Nis rrugëtimin nisma “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama fton sipërmarrësit të aplikojnë

Nis rrugëtimin nisma “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama fton sipërmarrësit të aplikojnë

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka bërë të ditur hapjen e programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, një nismë që synon të krijojë mundësi të reja financimi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se programi ofron mbështetje financiare për bizneset, me normë interesi preferenciale dhe përmes mekanizmit të Garancisë Sovrane. “Programi ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’, krijon mundësi të reja financimi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, me normë interesi preferenciale dhe Garanci Sovrane”, shkruan kryeministri. Rama ka bërë me dije se programi është i hapur për të interesuarit, ndërsa për më shumë informacion ka orientuar bizneset drejt platformës përkatëse duke dhënë adresën. Qeveria prezantoi të premten e shkuar programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, i cili parashikon një...