Nis protesta e PD-së, Sali Berisha i bashkohet qytetarëve
Ka nisur këtë të premte protesta e 8 kombëtare që opozita zhvillon kundër qeverisë “Rama”. Në këtë tubim nuk do të ketë fjalime. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus, protestuesit janë mbledhur para godinës së kryeministrisë e më pas do të marshojnë drejt institucioneve shtetërore, ndaj të cilave opozita ka ngritur akuza për korrupsion apo për lidhje me krimin. Kreu i PD Sali Berisha ka dalë nga selia blu dhe është nisur për t’iu bashkuar pjesës tjetër të militantëve. Opozita ka zgjedhur këtë herë si formë proteste bllokimin e këtyre pikave: Nga ora 15:00 e deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te...
Burimi:
vizionplus.tv