Nis protesta e 50-të kundër Ramës, qytetarët marshojnë nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë
Ka nisur protesta e 50-të qytetare kundër kryeministrit Edi Rama. Protestuesit janë mbledhur pasditen e sotme në Sheshin Skënderbej, nga ku kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar me thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Për 50 ditë me radhë, qytetarë nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit janë mbledhur çdo ditë në tubime kundër qeverisë, duke ngritur akuza për korrupsion, kapje të institucioneve, keqmenaxhim dhe largimin e të rinjve nga vendi. Protestuesit shprehen se kjo rezistencë është e ndryshme nga tubimet e mëparshme për shkak të vazhdimësisë së saj, pasi qytetarët janë rikthyer çdo ditë në shesh pavarësisht temperaturave të larta dhe kushteve atmosferike. Gjatë protestave të zhvilluara deri më tani janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë Rama, ndërsa pjesëmarrësit kanë ngritur shqetësime...
Burimi:
syri.net