Nis gjyqi ndaj Metës/ Kryemadhi: Çdo ditë gjej prova të reja që hedhin poshtë çështjen

Nis gjyqi ndaj Metës/ Kryemadhi: Çdo ditë gjej prova të reja që hedhin poshtë çështjen

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, të cilët janë të pranishëm në sallën e gjyqit. Gjatë seancës, Kryemadhi ka vijuar kundërshtimet ndaj akuzës, duke analizuar komunikimet dhe provat e përfshira në dosje. I pranishëm në seancë është edhe një nga prokurorët e çështjes, Sotir Kllapi, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Kryemadhi ka pretenduar se komunikimet e përdorura nga akuza janë shkëputur nga konteksti dhe nuk provojnë ndërhyrje apo favorizim, ndërsa ka kundërshtuar interpretimin e SPAK për disa mesazhe dhe email-e. Ajo deklaroi se dokumentet, sipas saj, tregojnë se nuk ka pasur urdhra politikë apo presion për favorizimin e kompanisë Unifi, duke shtuar se po analizon dosjen faqe për faqe dhe se gjen prova që, sipas saj, hedhin poshtë...