Nga Ruanda në Shqipëri! Qendrat e riatdhesimit jashtë BE, një seri dështimesh “me kosto”
Modeli i qendrave për emigrantët në Shqipëri vijon të jetë në qendër të debatit në Evropë, teksa pas krizës së emigrantëve në Ceuta po rikthehet diskutimi për ngritjen e qendrave të kthimit (“return hub”) jashtë kufijve të Bashkimit Evropian. Sipas mediave italiane, qeveria e kryeministres Giorgia Meloni po kërkon të përshpejtojë krijimin e qendrave të tilla edhe në vende të tjera, përfshirë shtete që vetë Bashkimi Evropian nuk i konsideron plotësisht të sigurta. Nisma vjen ndërsa modeli i zbatuar në Shqipëri, me qendrat e Shëngjinit dhe Gjadrit, vazhdon të përballet me sfida ligjore dhe kritika nga organizatat për të drejtat e njeriut. Eksperienca e vendeve të tjera nuk ka qenë më e suksesshme. Britania e Madhe hoqi dorë nga plani për dërgimin e emigrantëve në...
Burimi:
javanews.al