Nga Rexhep Meidani te Namik Dokle e Ylli Bufi, PS vlerëson me medalje ari “Gardën e Vjetër” në 35-vjetorin e saj
Sot në Pallatin e Kongreseve, 35-vjetori i PS në Tiranë, ku u vlerësuan edhe figurat e shquara të ditëve të para të Partisë Socialiste. Mes të vlerësuarve me medalje ari ishin figura si ish-presidenti, Rexhep Mejdani, kryetari i parë i grupit parlamentar të PS, Namik Dokle, ish-kryeministri Ylli Bufi, ish kryetarë të PS në Tiranë, Musa Ulqini, Halil Lalaj dhe Besnik Baraj si dhe ish deputetë e themelues të PS, Valentina Leskaj, Anastas Agjeli, Hamdi Jupe, Maqo Lakrori, Luan Shaullari dhe Sajmira Pino. Rexhep Meidani u vlerësua me medalje të artë, i cili në detyrën e presidentit spikati dhe solli në politikë maturinë e akademikut, seriozitetin e shtetarit dhe besimin tek institucionet. Sot e nderojmë kontributin e tij të shquar në zhvillimin e demokracisë. “Uroj...
Burimi:
top-channel.tv