Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

Politologu Ermal Hasimja foli në emisionin “Terminal” nga Aurora Sulçe në A2 CNN, duke zbuluar diskutimet dhe marrëveshjet mes partive opozitare për reformën zgjedhore. Ai tha se puna për këtë çështje ka zgjatur rreth një muaj e gjysmë, gjatë së cilës është takuar me kryetarët e partive, por edhe përfaqësues të tjerë politikë. Sipas Hasimjas, fillimisht është propozuar sistemi proporcional kombëtar, ndërsa më pas është marrë një propozim më i detajuar nga “Shqipëria Bëhet”, si dhe një variant tjetër nga LZHK. Hasimja theksoi se propozimi më i plotë ka ardhur nga “Shqipëria Bëhet” dhe se këto variante janë diskutuar edhe me Sali Berisha si drejtues i Partisë Demokratike. Ai shtoi se është arritur një dakordësi për proporcional kombëtar me 140 deputetë, lista të hapura dhe...