Nga plehrat te autobusët/ Rama: Shqiptarët nuk janë negativë, janë bërë më kërkues
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka lënë pas shumë nga problemet bazike të së kaluarës dhe se tashmë sfida kryesore është rritja e cilësisë së shërbimeve publike, në përputhje me kërkesat gjithnjë e më të larta të qytetarëve. Rama solli si shembull edhe menaxhimin e mbetjeve, duke theksuar se dikur shqetësimi ishte nëse makina e plehrave vinte një herë në javë, ndërsa sot debati është për mënyrën e përpunimit të mbetjeve. Kryeministri u ndal edhe te perceptimi për shoqërinë shqiptare, duke theksuar se qytetarët nuk janë bërë më negativë, por më kërkues ndaj institucioneve dhe shërbimeve publike. Sipas tij, përmirësimi i mëtejshëm i shërbimeve nuk është vetëm një objektiv administrativ, por një domosdoshmëri për funksionimin e shoqërisë demokratike dhe ekonomisë së tregut. “Transporti publik,...
Burimi:
ntv.al