Nga ndërtimi i centralit fotovoltaik, te shtesa e pagave në administratë! Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Nga ndërtimi i centralit fotovoltaik, te shtesa e pagave në administratë! Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Këshilli i Ministrave, u mblodh këtë të enjte, 28 maj, dhe ka miratuar disa vendime. Duke nisur nga ndërtimi i centralit gjenerues të energjisë fotovoltaike në Fier, e deri tek shtesa mbi pagë të punonjësve të administratës, qeveria ka miratuar 15 vendime. Vendimet: UDHËRRËFYESI PËR ARRITJEN E OBJEKTIVAVE TË ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM 2026-2030 “Udhërrëfyesi për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2026–2030”, një dokument strategjik që përcakton prioritetet dhe masat kryesore për zhvillimin e vendit në pesë vitet e ardhshme.Ky udhërrëfyes synon të orientojë politikat publike drejt objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, duke përfshirë fusha si rritja ekonomike, mbrojtja sociale, mjedisi dhe forcimi i institucioneve. NDËRTIMI I CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË ZONËN...