Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër me socialistët, zhvillohet organizimi për 35-vjetorin e PS-së

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër me socialistët, zhvillohet organizimi për 35-vjetorin e PS-së

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë këtë të premte Vlorën, aty ku do të zhvillohet një organizim për 35-vjetorin e Partisë Socialiste. Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi ka shpërndarë mesazhin ku njofton orën dhe vendin ku do të organizohet takimi. “35 vjet Partia Socialiste e Shqipërisë. Shihemi në Vlorë në Sheshin e Flamurit, të premten ora 18:30”, shkruan Çuçi. Ndërkohë, Rama këtë të enjte ndodhej në Mal të Zi, aty ku pa nga afër një projekt që sipas tij është nuk e pranuan në Shqipëri.