Nga Instituti Onkologjik te zjarret dhe Gaza, zbardhen vendimet e reja të qeverisë

Nga Instituti Onkologjik te zjarret dhe Gaza, zbardhen vendimet e reja të qeverisë

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme, 30 korrik 2026, një sërë vendimesh dhe projektligjesh që prekin shëndetësinë, turizmin, sigurinë, mjedisin dhe administratën publike. Një nga vendimet kryesore është krijimi i Institutit Kombëtar Onkologjik si strukturë shëndetësore universitare dhe kërkimore-shkencore. Ky institucion do të ketë në fokus trajtimin e sëmundjeve onkologjike, zhvillimin e kërkimit shkencor, edukimin e profesionistëve të shëndetit dhe ofrimin e shërbimeve të specializuara për pacientët. Qeveria miratoi gjithashtu, në parim, një marrëveshje ndryshuese me Italinë për njohjen dhe konvertimin e lejeve të drejtimit mes dy vendeve. Në kuadër të sezonit turistik 2026, u vendos pezullimi i punimeve të ndërtimit dhe aktiviteteve të lidhura me to në zonat turistike. Ky kufizim do të jetë në fuqi nga hyrja në fuqi e...