Nga dyfishimi i pagës për fëmijët me aftësi të kufizuara deri te rritja e fondeve për Onkologjikun

Nga dyfishimi i pagës për fëmijët me aftësi të kufizuara deri te rritja e fondeve për Onkologjikun

Është mbajtur ditën e sotme mbledhja e Këshillit të Ministrave, prej ku ministri i Financave Petrit Malaj ka bërë me dije se gjatë kësaj mbledhje është miratuar një akt normativ për disa ndryshime të parashikuara në Buxhetin e Shtetit për 2026-ën, ku janë parashikuar rritje në disa sektorë të ndryshëm. Malaj bëri me dije se do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, do të financohet me fonde shtesë sektori i shëndetësisë, si edhe do të alokohen fonde për punonjësit e urgjencës dhe shërbimet zjarrfikëse. Pjesë nga fjala e Petrit Malajt: “Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam aktin normativ për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2026. Më konkretisht përmes këtij akti ne kemi mundësuar afrimin e indeksimit të pensioneve tashmë që...