‘Nga dorëheqja e panegociueshme e Ramës e kabinetit të tij te qeveria transitore’ – Protestuesit ripërsërisin kërkesat e tyre
Protestuesit kanë ripërsëritur në ditën e 25-të të protestës masive, kërkesat e tyre për qeverinë e Edi Ramës dhe dorëheqjen e panegociueshme të tij. Në fjalimin e mbajtur para protestuesve, përfaqësuesit e protestës lexuan edhe njëherë kërkesat, duke vijuar me formimi i një qeverie teknike transitore, e cila do të ketë një mandat 12-mujor për të nxjerrë vendin nga kriza. Agjenda e kërkesave përfshin ndryshime të thella kushtetuese, të cilat do t'i nënshtrohen një referendumi popullor. Mes këtyre ndryshimeve, theksi vihet te reformimi i Kodit Zgjedhor për të garantuar një garë të drejtë, si dhe te ndërhyrja në ligjin për partitë politike për të detyruar demokratizimin e tyre të brendshëm dhe transparencën në financim. Një masë tjetër radikale e propozuar është kufizimi i postit të...
Burimi:
syri.net