Nga Butrinti te Divjaka/ Auron Tare nxjerr emrat e deputetëve që hapën rrugën për ndërtime në zonat e mbrojtura

Nga Butrinti te Divjaka/ Auron Tare nxjerr emrat e deputetëve që hapën rrugën për ndërtime në zonat e mbrojtura

Ndryshimet në Ligjin e Zonave të Mbrojtura kanë shkaktuar debate të forta publike për ndikimin që mund të kenë në disa prej pasurive më të rëndësishme natyrore dhe kulturore të Shqipërisë. Në postimin e tij në Facebook, sipas studiuesit Auron Tare, këto amendamente, të mbështetura nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, krijuan mundësinë për zhvillime turistike dhe ndërtime brenda ose pranë zonave të mbrojtura si Butrinti, Divjaka-Karavastaja, Syri i Kaltër, Laguna e Nartës, Zverneci dhe zona të tjera me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare. Deputetët që votuan këto ndryshime janë: Fadil Nasufi (Berat), Florenc Spaho (Elbasan), Arkend Balla (Durrës), Edona Bilali (Shkodër), Bujar Çela (Lushnjë), Anduel Tahiraj (Vlorë), Shpresa Marnoj (Lezhë), Mirela Pitushi (Fier), Denis Deliu (Durrës), Klodiana Spahiu (Durrës), Enslemvera Zake (Korçë) dhe Eduart Ndreca...