Nga Bovilla në Adriatik: Ujëra të ndotur kudo!
Në tëtor të vitit të kaluar, një monitorim i H2H Foundation gjeti se në 14 trupa ujorë në Shqipëri, ndotja mikrobiologjike dhe kimike ishte e përhapur pothuajse në të gjithë sistemin ujor, nga rezervuarët e ujit të pijshëm te liqenet rekreative dhe bregdeti, si pasojë e ujërave të patrajtuara, rrjedhjeve bujqësore dhe dështimeve të vazhdueshme në menaxhimin institucional. Gati një vit më vonë, monitorimi i ri tregon se situata nuk është përmirësuar. Përkundrazi, në pesë prej baseneve më të rëndësishme të vendit, Liqenin Artificial të Tiranës, Bovillën, Farkën, Belshin dhe Hidrovorin e Hamallajt, shfaqen të njëjtat probleme: ndotje bakteriologjike, presion nga aktiviteti urban dhe bujqësor, si dhe masa mbrojtëse që nuk kanë mbajtur ritmin me degradimin e mjedisit. Raporti rekomandon pothuajse kudo të njëjtat masa:...
Burimi:
syri.net