Nga biznesi te mbrojtja e mjedisit / Bashkitë nuk ushtrojnë pothuajse 6 funksione ligjore!

Nga biznesi te mbrojtja e mjedisit / Bashkitë nuk ushtrojnë pothuajse 6 funksione ligjore!

Bashkitë shqiptare nuk ushtrojnë ose kryejnë në mënyrë shumë të kufizuar gjashtë funksione që lidhen kryesisht me zhvillimin ekonomik vendor, mbështetjen e biznesit, bujqësinë dhe mbrojtjen e mjedisit. Përfundimi del nga analiza funksionale e përfshirë në raportin e mazhorancës për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0. Nga 41 funksionet e vetëqeverisjes vendore të analizuara, vetëm katër vlerësohen me nivel të mirë ushtrimi, 21 me nivel të kënaqshëm, 10 me nivel të pamjaftueshëm dhe gjashtë të paushtruara ose të ushtruara në mënyrë shumë të kufizuar. Funksionet me performancën më të ulët janë : Zhvillimi ekonomik vendor, Mbështetja për biznesin e vogël , organizimi i shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik, informacioni dhe këshillimi për bujqësinë dhe zhvillimin rural, mbrojtja e biodiversitetit, mbrojtja e ajrit, ujit dhe tokës, si dhe...