Nga avokat burgu në krye të Ministrisë së Bujqësisë, zbardhet pasuria e errët e ministrit Andis Salla, ndërtesa…

Nga avokat burgu në krye të Ministrisë së Bujqësisë, zbardhet pasuria e errët e ministrit Andis Salla, ndërtesa…

Emërimi i Andis Sallës në shtator 2025 në krye të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) ka ngritur supeshqetësime të mëdha, pasi pas tij fshihet një profil pa asnjë lidhje me zhvillimin rural, por me një histori të ngarkuar dyshimesh. Ish-avokat penal dhe ish-drejtor burgu, Salla u ul në karrigen e ministrit pas gjashtë vitesh si kryetar i Bashkisë së Cërrikut. Sot, mbi tryezën e tij rëndon dosja më e hapur financiare me Bashkimin Europian: 146 milionë euro të bllokuara dhe 52 raste mashtrimi të dokumentuara nga OLAF, ndërkohë që vetë ai akuzohet për aplikimin e një skeme të ngjashme me “5D” të Bashkisë së Tiranës, duke devijuar tenderat publikë për interesat e tij personale. Skema “5d” në ministri dhe tenderat e dyshimtë të...