Nga autobusët elektrikë te menaxhimi i mbetjeve, Gjermania financon Shqipërinë me 29 mln € (Projektet)

Nga autobusët elektrikë te menaxhimi i mbetjeve, Gjermania financon Shqipërinë me 29 mln € (Projektet)

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Gjermanisë kanë përmbyllur me sukses negociatat për Bashkëpunimin për Zhvillim 2026, të zhvilluara në Tiranë (23-24 prill), duke nënshkruar Protokollin e ri të bashkëpunimit për periudhën 2026-2028. Marrëveshja e re parashikon një angazhim total prej 29 milionë eurosh, të ndara në 14 milionë euro bashkëpunim financiar dhe 15 milionë euro bashkëpunim teknik. Ky kombinim synon të mbështesë si investimet konkrete në infrastrukturë dhe ekonomi, ashtu edhe forcimin e kapaciteteve institucionale dhe ekspertizës në vend. Negociatat u fokusuan në tre shtylla kryesore të zhvillimit. Së pari, në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, arsimin dhe punësimin, me theks te arsimi profesional, zhvillimi i sektorit privat, mbështetja e SME-ve dhe zhvillimi rural, me synim rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare dhe përgatitjen për...