Netanyahu kërkon sulm të ri ndaj Iranit, Trump vendos pikat mbi “i”

Netanyahu kërkon sulm të ri ndaj Iranit, Trump vendos pikat mbi “i”

Ata nisën së bashku një luftë që tronditi ekuilibrin energjetik global, duke shfaqur unitet të plotë, por për pesë muaj nuk u takuan asnjëherë. Ndërkohë, optimizmi fillestar për një ndryshim të mundshëm regjimi në Iran i la vend zhgënjimit nga një konflikt që ka dëmtuar popullaritetin e Donald Trumpit dhe rrezikon të shndërrohet në një tjetër ngërç për Shtetet e Bashkuara. Kur më në fund u takuan dje në Shtëpinë e Bardhë për rreth një orë, sfida kryesore për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu nuk ishte të festonte sukseset, por të zbusë tensionet me presidentin amerikan. Netanyahu ka nevojë për mbështetjen e Trumpit për zgjedhjet e tetorit në Izrael dhe prej javësh kishte kërkuar këtë takim. Trump pranoi ta zhvillonte, por bëri të qartë se edhe...