Nesho: Shqipëria është kthyer në autokraci elektorale, Rama nuk ka pasur kurrë vullnet real për integrimin në BE
Ish-ambasadori Agim Nesho ka akuzuar qeverinë e Edi Rama se ka larguar Shqipërinë nga standardet europiane dhe e ka shndërruar vendin në një ‘autokraci elektorale’ të lidhur me krimin e organizuar. Në një intervistë për SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqi, Nesho deklaroi se Bashkimi Europian ka bërë tolerime të pajustifikueshme ndaj realitetit politik në Shqipëri, duke besuar se reforma në drejtësi do të sillte ekuilibër demokratik dhe respektim të standardeve europiane. Sipas tij, Shqipëria nuk ishte dhe nuk është gati për integrim në BE për shkak të bashkëpunimit të pushtetit me krimin, trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, ndërsa akuzoi Ramën se ka përdorur integrimin europian vetëm si propagandë politike. Agim Nesho: Është një nga çështjet kryesore, por çështja që prek më shumë...
Burimi:
syri.net