Nesër zgjedhjet për kreun e PD, Alibeaj: Berisha e ktheu partinë në sekt ku urdhëron dhe ndryshon rregullat kur do

Nesër zgjedhjet për kreun e PD, Alibeaj: Berisha e ktheu partinë në sekt ku urdhëron dhe ndryshon rregullat kur do

Enkelejd Alibeaj ka komentuar zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, që mbahen nesër, ku Sali Berisha garon si kandidat i vetëm. Alibeaj u shpreh se ajo që po ndodh në PD nuk përfaqëson më një parti politike normale, por sipas tij një strukturë të kontrolluar plotësisht nga Berisha. Sipas tij, procesi i nesërm nuk përbën një ngjarje të rëndësishme politike, por është një tjetër tregues i largimit të PD-së nga funksionimi demokratik. Alibeaj shtoi se drejtuesit aktualë të PD-së nuk shqetësohen më për zgjerimin e mbështetjes elektorale, ndërsa akuzoi Berishën se po shkel vetë Statutin e partisë. “Nuk duhet shumë eksperiencë për të kuptuar se ajo që ndodh nesër në një parti politike, që është partia e Berishë, që nuk ka asnjë lidhje me PD,...