Hapet një segment i ri i Korridorit VIII / Karakaçi: Përmirësohet qarkullimi dhe siguria rrugore
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi këtë të premte, 7 gusht, hapjen për qarkullim të një tjetër segmenti të rëndësishëm të Korridorit VIII, në kuadër të projektit për zgjerimin e aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë. Segmenti i ri shtrihet nga dalja e fshatit Labinot-Fushë deri 500 metra pas fshatit Mirakë, me një gjatësi prej 7.5 kilometrash, dhe është ndërtuar me dy korsi vajtje-ardhje. Karakaçi theksoi se investimi përbën një tjetër hap në modernizimin e një prej akseve më të rëndësishme rrugore të vendit. Sipas tij, hapja e këtij segmenti do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, do të rrisë sigurinë rrugore, do të shkurtojë kohën e udhëtimit dhe do të lehtësojë transportin e qytetarëve dhe të mallrave. Sjellim ndërmend se Korridori VIII lidh portet në Adriatik...
Burimi:
javanews.al